Pak ditë më parë familja e Ermal Fejzullahut u shtua me një anëtar të ri. Ariana, bashkëshortja e tij, solli në jetë Ana, vajza e tretë e çiftit, dhe fëmija i tyre i katërt.
Ariana ka ndarë një foto të vogëlushes me ndjekësit e saj në Instagram, ku e vogla është në një shportë të butë cope dhe një lodër pelushi pranë vetes.
“Mirëmëngjesi nga bebushja ime Ana”, shkruan e ëma krah fotos së ëmbël.

