Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arifi: Po ndodh spastrim etnik ndaj shqiptarëve në Komunën e Preshevës! Përçarja na vjen për shkak të Kurtit

18:07 / November 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiprim Arifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka deklaruar se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ.

Ai tha se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë.

“Dita sot është edhe festive, por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë, sepse ne harrojmë si të gjithë shqiptarët në botë, se jemi të diskriminuar. Konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë. Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë, por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim”- u shpreh Arifi në Report tv.

Sipas tij, shqiptarët janë të përçarë edhe në Luginën e Preshevës dhe kjo vjen sipas tij prej kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Të gjithë anjkohemi për të, diçka nuk mund të jetë në rregull me Kurtin. Të na lërë rehat se merremi vetë me hallet tona. Nuk dorëzohemi ne ndaj serbëve edhe pse nuk kemi mbështetje”-tha kryebashkiaku i Luginës së Preshevës.

kurti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.