Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, në një lidhje Live këtë mbrëmje në Zonë e Lirë, u surprizua nga drejtuesi i emisionit dhe nuk i mbajti dot lotët.
Gazetari Arian Çani, i shfaqi mjekut një video, ku u shfaqen disa vajza te cilat i kanë kushtuar një këngë, jo vetem Piperos, por te gjithë mjekëve të cilët janë në vijën e pare te frontit për te luftuar Covid-19.
“Duhet të shërbesh atje brenda në spital, e më pas të dëgjosh këta fëmijë këtu për të kuptuar emocionin tim. Kjo i përket të gjithë mjekëve pasi kanë nje meritë të madhe“-tha Pipero.
