Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arjan Çani: Rama ka infiltruar njerëz në PD

22:50 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arian cani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Arjan Çani thotë se kriza në Partinë Demokratike sapo ka filluar. I ftuar në MCN TV, Çani deklaroi se në lojën e PD-së është futur edhe vetë kryeministri Edi Rama që sipas tij po parandalon ikjen e deputetëve të PD-së në drejtim të Komisionit të Rithemelimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Të njëjtën gjë sipas Çanit po bën edhe ambasada amerikane në Tiranë.

“Kriza nuk është konsumuar, sapo ka filluar. Ambiciet nuk janë shprehur. Nuk e dimë kush do të jetë në garë përveç Berishës. E treta, të mos harrojmë, që ndërkohë që po flasim, po luhet shumë underground dhe faktorë të tjerë po hyjnë. Gaz Bardhi ka bërë një sulm të paparë, ka sulmuar gjykatësin. Unë nuk besoj te bashkimi. Di që kur gota thyhet, nuk ngjitet më. Mund të ketë lëvizje fluide brenda grupeve, por ndarja ka ndodhur, divorci ka ndodhur. Nuk besoj te bashkimi fare.

Nëse gjykata e njeh, çfarë ndodh? Do të thotë që Berisha duhet të kthehet në seli? Gaz Bardhi ka thënë gjykatësi do të ketë problemin me drejtësinë. Ende nuk është konsumuar kriza e vulës dhe selisë. Është proçes interesant, nuk duhet parë si dramë, por si serial interesant.

Në vend të merremi me një kryeministër, që nuk po josh dhe shumë, ka dy mandate të tjera deri në 2029, kjo në këtë moment nuk është keq. Përveç gjykatësit që hyn nesër, ka faktorë të tjerë, që janë të lidhur me Ramën. Rama ka futur njerëz te grupi i Bashës, që të ndikojë t’i frenojë që të kalojnë me Berishën.

Janë futur edhe amerikanët në lojë, me mesazhe me gjëra… Në këtë krizë një element mbetet i pandryshueshëm, që quhet Berisha. 9 shtatori riktheu Berishën. Ai nuk ikën nga kjo jetë pa nder dhe dinjitet. Ai do t’i thotë amerikanëve, ju nuk më doni, por unë jam kryetar i opozitës!” – tha Çani.

Çani inflitrim Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punime intensive në aksin Elbasan–Qafë Thanë, Rama: Më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik

14:15 / August 1, 2026

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

16:35 / July 31, 2026

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 2026

Ushtria me 40 mjete taktike “Made in Albania” Rama: Së shpejti do të kemi mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore

13:02 / July 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.