Analisti Arjan Curri u shpreh se ka ende deputet në PD të cilët po presin të shohin nga do të anojë peshorja dhe më pas do të pozicionohen.
“Më erdhi një deputet më tha dëgjo Curri, po presim nga do mbajë kjo punë, nga do të anojë më shumë peshorja. I thashë pse nuk del të flasësh? Më tha na lër rehat mos na ngacmo, të shikojmë nga do mbajë puna.
Nuk mund të them emrin, sepse pastaj nuk tregojnë më. I thashë ti ke integritet, përse e bën? Ai më tha e vetmja punë që di të bëj, është të merrem me PD-në”, u shpreh Curri.