Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arkeologët gjejnë gjurmë njerëzore 12,000-vjeçare

16:47 / August 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arkeologet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa po udhëtonte për në një vend gërmimi arkeologjik në një bazë të Forcave Ajrore në Utah, studiuesi, Thomas Urban, pa nga dritarja e tij dhe vuri re një grusht gjurmësh në tokë jashtë. Ai dhe kolegu i tij, arkeologu Daron Duke, ndaluan kamionin për një vështrim më të afërt dhe zbuluan atë që dukej se ishin gjurmë të zhveshura të njeriut të ruajtura në kripën e shkretëtirës.

 88 gjurmë njerëzore që datojnë 12 mijë vite më parë.

Dikur ajo mund të ketë qenë një oaz që shërbeu si një tokë pjellore për kolonët e hershëm amerikanë, por tashmë është një fushë me pluhur. Arkeologët kanë gjetur gjurmët e një vatre të hapur, që daton rreth 12.300 vite më parë, eshtra zogjsh të djegur, qymyr dhe vegla guri.

Gjetja më e rëndësishme ka të bëjë me gjurmë të vogla të njeriut të gjetura të ngulura në tokë. Nga ekzaminimi i gjurmëve rezultoi se gjurmët janë të të rriturve të shoqëruar nga fëmijë të moshës nga 5 deri në 12 vjeç. Prej kohësh është supozuar se banorët e parë të Amerikës ishin një grup i njohur si populli Clovis, të cilët u vendosën në kontinent rreth 13 ose 15 mijë vite më parë. Disa studime specifike mbi popullatat që kanë banuar në këtë zonë, tregojnë se gjurmët janë ndoshta më shumë se 12 mijë vite të vjetra.

Të dhënat e zbulimit janë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e tyre. Të vetmet gjurmë të tjera njerëzore nga epoka e Pleistocenit të gjetura në Shtetet e Bashkuara ishin zbuluar kohët e fundit në Parkun Kombëtar White Sands, në Nju Meksiko dhe datojnë nga 21 mijë deri më 23 mijë vite më parë.

arkeologet gjurme njerezore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.