Pas sharjeve dhe kërcënimeve që drejtoi mbrëmjen e djeshme, duket se sot reperit Cllevio Serbiano i ka munguar shoku i tij Stresi dhe ka filluar të qajë duke ndjerë mungesën e tij.
Gjatë një video-live, Cllevio, duke i rrjedhur lotët në faqe e ka konsideruar Stresin legen, duke thënë se e ka braktisur dhe rri me Noizyn, në momentin që ai ka më shumë nevojë për të.
“O Arkimed o legen, se je legen ti. A e kupton ça dhimbjesh kaloj unë, i kemi kaluar dhe i kemi ndarë bashkë. Unë kam qenë ku ke qenë ti. E tani, kur kam nevojë unë për ty, ti shkon dhe rri me Noizyn edhe thua që mirë ta bëri.” -shprehet Cllevio në videon e mëposhtme.
Stresi (Arkimed Lushaj) dhe Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti) kanë një miqësi shumë vjeçare me njëri-tjetrin pasi kanë jetuar bashkë që në adoleshencë në Belgjikë.
Por, pas daljes së Cllevios nga qelia, Stresi ende nuk ka takuar atë dhe ata vetëm kanë hedhur ofendime ndaj njëri-tjetrit në distancë. Duket se Noizy po bëhet shkaku i prishjes së miqësisë shumëvjeçare mes Stresit dhe Cllevios.