Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arkitekti përgënjeshtron portalin e këshilltarit të Berishës: Teatri i ri do ndërtohet

22:11 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tetari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania e arkitektit danez Bjarke Ingels Group ka reaguar në lidhje me zërat për tërheqjen nga projekti për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Arkitekti i përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar Bjarke Ingels deklaron se nuk është tërhequr dhe projekti do të vijojë normalisht. Përmes një reagimi zyrtar, Bjarke Ingels ka përgënjeshtruar portalin EXIT të Neritan Sejaminit, këshilltarit të Berishës, duke theksuar se Teatri i ri do të bëhet. “Jemi tejet të kënaqur sa i përket përfshirjes sonë të vazhdueshme në dizenjimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë. Shprehim dëshirën e përfshirjes aktive të kontributeve nga përdoruesit dhe të zhvillojmë dizajnin, për t’u kthyer në institucionin kombëtar publik, që vendi dhe arti e spektakli meritojnë”, thueht në reagimin e Bjarke Ingels.

Studio të cilës i është besuar dizenjimi i Teatrit të Ri Kombëtar është një nga më të njohurat në botë. Bjarke Ingels Group, ose siç njihet shkurt BIG, e ka qendrën e saj në Kopenhagen dhe në Nju Jork, dhe që përfshin arkitektë, projektues dhe ndërtues.

Kjo studio ka realizuar një sërë projektesh të rëndësishme në vende në ndryshme, ndërkohë që aktualisht është e përfshirë në një numër të madh projektesh në të gjithë Europën, Amerikën e Veriut, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Që nga viti 2016, zyra ka mbi 400 punonjës nga 25 vende të ndryshme të botës.

Një ndër veprat më të bukura pritet që të jetë edhe ndërtimi i stadiumit të Barcelonës, dizenjimi i të cilit është besuar pikërisht Bjarke Ingels Group. Paralelisht, arkitektët e Bjarke Ingels Group, që do të kujdeset edhe për Teatrin e ri Kombëtar në Tiranë, është përzgjedhur edhe për ridizenjimin e Qendrës Botërore të Tregtisë, e rindërtuar në Manhattan, New York City që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit. Bjarke Ingels Group filloi të ridizenjojë Qendrën Tregtare Botërore në dhjetor 2014. Gjithashtu i është besuar edhe projektimi i Googleplex.

teatri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.