Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arkitekti serb: Ndërtesat e shembura në Shqipëri, për faj të inxhinierëve. Blini telefona të shtrenjtë e kurseni për shtëpitë

21:18 / November 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
termet 77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një arkitekt i njohur serb, Nebojsa Glisiç, ka komentuar pasojat e tërmetit në Shqipëri, duke hedhur kritika për zgjidhjet inxhinerike të ndërtesave të shembura.

Ai ka postuar në faqen e tij të FB si foto të disa prej tyre, ashtu dhe foton prekëse të nënë e bijë, të cilat humbën jetën nën gërmadha në një pallat të shembur në Durrës.

Glisiç postoi foto të rrënojave, duke thënë:

“Në tre fotografitë e para, janë mbuluar të gjitha dekadat e mia të luftës me amatorë në biznes….

Me miliona herë jam ballafaquar me pyetjen: pse kaq shumë përforcim dhe beton? Kjo nuk ndodh çdo ditë, por kur ndodh, bëjnë dëm të jashtëzakonshëm”.

Siç shkroi ai, sikur të ishte ndërtuar sipas rregullave, nuk do kishte kaq pasoja, aq më pak ne njerëz. Ai thotë se është i bindur që veç çarjeve të vogla dhe gjërave të rrëzuara përreth, asgjë tjetër nuk do të ndodhte.

“Sot do të kishim një shtëpi dhe një jetë”, shkruan Glisiç.

Pastaj komenton përsëri objektet e përzgjedhura.

“Fotografia e parë tregon se si një ndërtesë krejt e re u rrëzua nën peshën e dyshemesë, dukshëm pa material sizmik adekuatë, pllaka betoni të përforcuar horizontale dhe vertikale që do të përballonin forca të fuqishme tërmeti … thjesht u shemb”, ka shkruar ai.

Ai vazhdoi të komentojë duke thënë se “imazhet e dyta dhe të treta tregojnë qoshet e ndërtesave që janë shembur për shkak të mungesës së dukshme të pllakave të betonit të armuar.

Eshtë plotësisht e pakuptueshme të jepni të gjithë kursimet e jetës, si dhe jetën e familjes, te ndonjë person i paaftë.

Siç theksoi ai, për vlerën e një telefoni mesatar që blihet çdo vit, ju do të blini paqen për veten dhe gjeneratat e ardhshme, duke punësuar një inxhinier për të bërë punën tuaj.

  • 78129143 2585496571516766 6214357415731658752 n
  • 78253382 2585496764850080 2908332865353678848 n
  • 78492248 2585496481516775 6678430560504774656 n

Arkitekti serb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 2026

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026

Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura/ Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati

21:03 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.