Një akullthyese ruse me energji bërthamore, ka pësuar dëmtime teksa po ndihmonte një anije të bllokuar në ujërat e Arktikut.
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore ruse, bëhet e ditur se sistemet jetësore të anijes nuk janë dëmtuar dhe raportohet se nuk është lënduar asnjë individ nga ky incident.
Përdorimi i rrugëve në Detin e Veriut përmes Arktikut është një prioritet kyç për presidentin Vladimir Putin, për arsye se tregtia drejt lindjes është një përgjigje që Kremlini i jep sanksioneve perëndimore për luftën në Ukrainë.