Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arlind qori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori flet për shqetësime serioze mbi parregullsitë në procesin zgjedhor të 11 Majit. Për të në shumë qendra votimi, individë të lidhur me pushtetin përpiqen të ndikojnë votuesit që në hyrje të shkollave. Ndaj dhe propozon që rinumërimi i votave të mos bëhet nga komisionerë partiakë, por nga persona të pavarur dhe me integritet, si gjyqtarë apo pedagogë të licencuar.

”Ne kemi mbrojtur të gjitha votat tona. I kemi numëruar votat tona dhe ai mandat që kemi fituar, nuk bëhet as zero e as dy. Ne jemi të interesuar për zgjedhje normale. Problemet kryesore janë përpara zgjedhjeve. Por edhe në ditën e zgjedhjeve, thuajse në çdo qendër votimi, stacionohen te dera e shkollës halabakëria e lagjes, të qeverisë dhe përpiqet të ndikojnë tek mënyra sesi qytetarët votojnë. Kjo ndodh rëndomtë tek dita e zgjedhjeve. Kur vjen puna tek numërimi i votave për kandidatët, ka dyshime të forta se mund të jetë bërë kërdia.

Kjo, sepse brenda një partie një kandidat më i fortë fiton ndaj më të dobëtit. Nëse ndryshimi është substancial, dyshoj se është krim në bashkëpunim, duhet parë hierarkia e urdhër-dhënies. Nëse KQZ numëron saktë, pse kemi numërues partish?

Ata që bëjnë punën mos jenë numërues të partive. S’mund të vazhdojë më me numëruesit e partive. Mund të vendosim numërues votash anëtarin e Gjykatës së Lartë, pedagogun, që ka një licencë, që ka shumë për të humbur që të jetë numërues i ndershëm”.

11 maj Arlind Qori Kandidatët KQZ vota zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.