Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Arma më e frikshme amerikane në Paqësor

19:42 / February 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nendetese amerikane 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E lindur në kohën e Luftës së Ftohtë, dhe e “mbushur” me armatime të mjaftueshme për të shkatërruar më shumë se 20 qytete sovjetike njëherësh, “USS Ohio”, nëndetësja më e madhe që Marina amerikane ka nxjerrë ndonjëherë në det, tashmë nuk i ka më predhat bërthamore.

Megjithatë, ajo mbetet ndoshta arma më e frikshme amerikane në Oqeanin Paqësor. Teksa administrata Biden po i vërteton aleatëve të Shteteve të Bashkuara përkushtimin e saj për të mbrojtur lirinë dhe rrugët e hapura tregtare në “Indo-Paqësor”, e ka bërë këtë duke “dhënë” deklarata force, kryesisht me “asetet” detare ushtarake.

Në dy javët e fundit, Uashingtoni ka dërguar një anije destrojer në Ngushticën e Tajvanit, duke provuar edhe një herë se dëshiron të ruajë vetëqeverisjen e ishullit. E njëjta anije më pas vijoi për në Ishujt Paracel për të sfiduar pretendimet e Pekinit në Detin e Kinës Jugore.

Uashingtoni ka dërguar atje edhe dy aeroplanmbajtëse të mëdha, por me siguri që, ajo që bie më shumë në sy në ato ujëra, është nëndetësja 18 mijë tonëshe “Ohio”. Edhe pse nuk ka më armatim bërthamor, nëndetësja ka një reaktor bërthamor, falë të cilit arrin të lëvizë shpejt për në destinacion.

Brenda saj gjenden 154 predha “Tomahawk”, secila me rreth 500 kg lëndë shpërthyese. Por pavarësisht arsenalit “të zhurmshëm”, kjo nëndetëse është një ndër më të “urtat” të ndërtuara ndonjëherë. E projektuar në vitet 1970, porosia për ndërtimin e saj u dha përfundimisht në vitin 1981.

Ajo, dhe nëndetëse të tjera të ngjashme me të (në total u prodhuan 17), mbanin secila 24 predha balistike “Trident”. Në teori, njëra prej tyre mund të shkatërronte me një goditje të vetme disa qytete të Bashkimit Sovjetik.

Lufta e Ftohtë ka mbaruar prej 3 dekadash tashmë, por edhe pse tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten të larta, nëndetësja është dërguar në Paqësor, pasi aty mundësia për përshkallëzimin e një krize ndërkombëtare është më e madhe. Sipas analistëve ushtarakë amerikanë, “Ohio” është në gjendje të shuajë “zjarrin kinez” para se të ndizet.

nendetese amerikane 1
nendetese amerikane 1
nendetese amerikane 2
nendetese amerikane 2
a56e3ce2 a19d 485f 8688 9cf1d2c64952

Paqësor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulm amerikan në Paqësor, dy të vrarë në një anije të dyshuar për trafik droge

08:47 / May 9, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.