Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Armando Subashi konfirmon takimet: Me Zoton kam folur 2-3 herë

19:27 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
armando subashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Fierit është paraqitur sot si dëshmitar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pak ditë pasi u thirr për të dëshmuar për gati 5 orë në SPAK.

Subashi tha se ka qenë para organit të akuzës në cilësinë e deklaruesit dhe për këtë arsye do të jetë i rezervuar në dhënien e shpjegimeve për të ruajtur sekretin hetimor.

Pyetur nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku nëse ka pasur takime apo kontakte me Mirel Mërtirin, Stela Gugallen apo Klodian Zoton, Subashi tha se me këtë të fundit ka komunikuar dy ose tre herë për çështje teknike.

Pjesë nga diskutimi në komision

Armando Subashi: Jam pyetur në cilësinë e deklaruesit. Kam dhënë shpjegimet. Në vijim të kësaj dua të them që për disa pyetje të caktuara do të jem i rezervuar për të dhënë faktet e mia për të ruajtur sekretin hetimor.

Kam pasur komunikim ndoshta dy ose tre herë me Zoton. Kanë qenë momenti kur filluam të depozitonim mbetjet në impiantin e ri të përpunimit të tyre së bashku me personat që kanë qenë të punësuar për administrimi8n e impiantit atje. Kanë qenë biseda për çështje teknike.

Dhurata Çupi: Thatë që jeni thirrur në SPAK dhe do jeni të kufizuar në përgjigje. A mund të na e provoni në çfarë cilësie keni qenë në SPAK

Armando Subashi: Besoj ky është fakt i njohur sepse keni qenë ju të parët që e keni lançuar në këtë sallë që unë jam thirrur në SPAK

Dhurata Çupi: Keni pasur përgjegjësi në zbatimin e kontratës

Armando Subashi: Di që na ka ardhur një shkresë. Unë kam takuar dy persona që në atë kohë ka qenë drejtor i punëve publike në bashki dhe kreu i njësisë së prokurimit në bashki

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026

Shtyhet seanca për Veliajn, avokati: Kërkojmë vendimin e Burgjeve për transferimin në Fier

12:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.