Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Armatimi i Serbisë, Rama: Shqipëria ska pse të ndjejë shqetësim, në Kiev do shkoj po të më vijë radha

10:26 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaaa 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe zhvillimet në rjaonin e Ballkanit të cilat janë ndikuar nga lufta në Ukrainë. Teksa po mban një konferencë me gazetarët në Berlin, ëkreu i qeverisë u pyet në lidhje me armatimin e Serbisë me sistemin mbrojtës anti-raketor, për të cilën Rama tha se Shqipëria nuk ka pse të ndjehet aspak e shqetësuar nga kjo gjë.

Rama vijoi më tej ku tha se Serbia ka bërë hapa inkurajues në OKB dhe se Ballkani Perëndimor deri më tani ka treguar se është bashkë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Nuk shoh arsye për tu shqetësuar sot për sot. Është më e rëndësishme që ne t’i frymë erës së paqes dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor edhe me ndihmën e aleatëve tanë strategjik, si Gjermania. Nuk shoh se si një sistem mbrojtje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne? Serbia ka bërë hapa. Ka bërë hapa inkurajues në OKB. Dhe Ballkani deri më tani është bashkë. Bashkëpunimi në rajon është me rëndësi të madhe për shkak të konfliktit në Ukrainë” tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri u pyet gjithashtu edhe për një vizitë të mundshme në Kiev, ku tha se do e realizonte me kënaqësi nëse do t’i vinte radha.

“Ka të tjerë përpara meje që meritojnë ta kenë këtë prtagonizëm. Nëse do më vije radha do e bëja me shumë kënaqësi. Por mendoj që nuk duhet tu zë radhën të tjerëve.” deklaroi ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.