Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Armë pa lejë dhe municion, policia prangos kamarierin dhe shpall në kërkim pronarin e lokalit në Kavajë

10:49 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto makine policie1600149396
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë një kamarier të një lokali në qytet ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e tij.

Kjo pasi, sipas policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.

Policia njofton:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, shpallet në kërkim pronari i një lokali në Kavajë.

Goditet dhe një rast i organizimit të lotarive të palejuara, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë lokal.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në lokal, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Black”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. Ç., 19 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit E. M., gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Gjithashtu, gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit A. Ç., të cilin shtetasi E. M. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij, gjetën programe që shërbejnë për vendosjen e lotarive të palejuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK “arkivoi” dosjen “Tropoja”, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ekzekutoi 7 antarë të familjes tonë

20:29 / October 7, 2026

SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn, zbardhet vrasja e Renis Dobrës

19:45 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.