Gjykata e Fierit ka vendosur arrest me burg për Elton Metajn, autorin e vrasjes së ish bashkëshortes së tij Sabina Bengaj.
31-vjeçari ka pranuar që e ka kryer krimin, ndërsa është shprehur se ish vjehrri i tij e kërcënonte dhe i thoshte se do e vriste e për këtë arsye armën e kishte blerë për vetëmbrojtje.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, ku Metaj kishte shkuar në shtëpinë e ish bashkëshortes dhe e vrau ate teksa e reja ishte duke ngrënë.
Një vit më parë Metaj tentoi të mbante peng të gjithë familjen e ish nuses e për këtë vuajti dhe dënim në burg, nga u lirua korrikun e këtij viti.