Armenia dhe Azerbajxhani kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm të konfliktin në rajonin e diskutueshëm Nago-Karabak.
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov njoftoi marrëveshjen pak para orës 03:00, pas 10 orësh bisedimesh në kryeqytetin rus.
Lavrov tha se të dy vendet do të fillojnë tani bisedime “thelbësore”.
Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës, e cila nisi më 27 shtator. Lufta është ndërprerë ditën e shtunë për të lejuar shkëmbimin e trupave të pajetë.
