Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Armenia kërkon nga Putin të veprojë për bllokadën në Nagorno-Karabak

18:39 / January 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
io 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, i bëri thirrje liderit rus, Vladimir Putin, që të ndërmarrë hapat “e nevojshme” për të ndihmuar që të hapet një korridor kyç në Nagorno-Karabak.

Që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, një grup azerbajxhanas kanë bllokuar rrugën e vetme që lidh Armeninë dhe Nagorno-Karabak, për të protestuar kundër dëmeve mjedisore që pretendojnë se po shkaktohen nga mihja ilegale.

Si rezultat, ky rajon malor me afër 120.000 banorë po përballet me furnizime të pakta të ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve.

Armenia vazhdimisht ka thënë se Moska nuk ka vullnet që t’i japë fund kësaj “krize humanitare”.

Gjatë një bisede telefonike me Putinin të zhvilluar të martën, lideri armen “theksoi rëndësinë e Rusisë që të ndërmarrë hapat e nevojshme” për të tejkaluar krizën, tha Zyra e Pashinian, pa dhënë më shumë detaje.

“Në këtë kontekst, u diskutuan aktivitetet e misionit paqeruajtës rus në Nagorno-Karabak”, u tha në deklaratën e Zyrës së Pashinianit.

Kremlini, përmes një deklarate të shkurtër, tha se dy liderët diskutuan për situatën aktuale, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Rusia.

Moska po kërkon që të mbajë rolin e saj si ndërmjetësuese midis dy ish-republikave sovjetike, pavarësisht se po vazhdon pushtimin e Ukrainës.

Kremlini po ashtu po kërkon që të mbajë një balancë në Kaukazin Jugor, rajon ku dëshiron të ketë raporte të mira jo vetëm me aleaten e tij tradicionale, Armeninë, por edhe me Azerbajxhanin dhe me mbështetësin e tij, Turqinë.

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin se po kryen “politikë të spastrimit etnik” dhe po detyron armenët që të largohen nga ky rajon i shkëputur.

Azerbajxhani ka mohuar se qëndron prapa bllokadës në Korridorin Laçin në Nagorno Krabak, duke insistuar se civilët dhe mallrat mund të lëvizin lirshëm në këtë zonë.

Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik më 1991, armenët etnikë morën kontrollin e Nagorno-Karabakut. Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për këtë rajon, deri më tani ka marrë jetën e 30.000 personave./ Rel

armenia Nagorno-Karabak putin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.