Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Armëpushim mes Indisë dhe Pakistanit/ Trump: Hyn në fuqi menjëherë falë ndërmjetësimit të SHBA

16:50 / May 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 05 10 163926
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump tha se India dhe Pakistani kanë arritur një armëpushim me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm”, tha presidenti amerikan në Truth Social.

Nhjoftimi i Trump erdhi pasi dy vendet përshkallëzuan sulmet ndaj njëra-tjetrës gjatë natës.

Autoritetet e Pakistanit thanë se 13 civilë u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në 12 në zonën e Kashmirit.

Raundi i ri i përplasjeve filloi nga India me avionët luftarakë që lëshuan raketa kundër tre bazave ajrore në Pakistan.

Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar viktima ose dëme të konsiderueshme materiale.

Pakistani u përgjigj pak më vonë me një operacion në të cilin avionë luftarakë nga forcat ajrore të vendit goditën infrastrukturën dhe bazat ushtarake indiane, duke përfshirë një aeroport ushtarak, një depo e raketash dhe një bazë ajrore në Kashmirin e administruar nga India.

Kjo e fundit akuzoi Pakistanin se po lëviz trupat ushtarake pranë kufirit me Indinë, duke treguar qëllim e një sulmi për të përshkallëzuar më tej situatën.

India dhe Pakistani, dy fuqi bërthamore, në javët e fundit, patën përplasjen më të fortë prej të paktën tre dekadash.

armepushim indise ndermjetesimit pakistanit trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.