Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Armët bërthamore/ NATO i bën një paralajmërim Rusisë

20:02 / January 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
natoo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg paralajmëroi të premten se Rusia nuk po jep ndonjë shenjë se do të respektojë kushtet e një traktati të rëndësishëm lidhur me raketat, të epokës së Luftës së Ftohtë dhe se e ardhmja e paktit është në rrezik, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten të largohen nga traktati javën e ardhshme.

“Tashmë traktati është në rrezik dhe për fat të keq nuk kemi parë ndonjë shenjë të ndonjë ndryshimi të rëndësishëm“, u tha gazetarëve zoti Stoltenberg pasi kryesoi bisedimet NATO-Rusi në Bruksel.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi i vitit 1987 ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik ndalon prodhimin, testimin dhe dislokimin e raketave tokësore dhe atyre balistike të afta për të përshkruar distanca nga 500 në 5.500 kilometra.

Në informacionin që Pentagoni ka ndarë me aleatët e NATO-s pohon se sistemi i ri raketor i Rusisë “9M729” shkel kushtet e traktatit. Besohet se raketat që disponon Rusia, i japin mundësinë asaj të nisë një sulm bërthamor në Europë duke dhënë sinjale të zbehta ose fare pa paralajmërim.

Moska insiston se raketat kanë aftësinë të përshkrojnë distanca më të vogla se 500 kilometra. Në muajin tetor presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do ta braktisnin traktatin për shkak të dyshimeve se Rusia po e shkel atë.

Nëse Moska nuk do t’i përbahet kushteve të tij, Uashingtoni do të nisë procesin gjashtëmujor të largimit nga pakti duke filluar prej 2 shkurtit. I pyetur se çfarë qëndrimi mbajti Moska gjatë bisedimeve të së premtes, zoti Stoltenberg tha se “në takim nuk kishte progres të vërtetë”, pasi Rusia, siç tha ai “nuk tregoi ndonjë gatishmëri për të ndryshuar qëndrimin e saj”.

berthamore nato paralajmerim Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.