Armina Mevlani rrallë herë ka publikuar video me të fejuarin e saj, Shkëlzen Berishën, por këtë herë ajo e ka bërë zemrën gurë. Blogerja e njohur Armina Mevlani e ka thënë gjithnjë se është një fanse e madhe e muzikës rrok. Por mesa duket partneri i saj, Shkëlzen Berisha nuk e pëlqen këtë lloj muzike.
E kjo vihet re në një video që Armina ka publikuar në “Instastory”. Teksa ajo po shijonte muzikën e saj të preferuar gjatë një udhëtimi me makinë me Shkëlzenin, papritur ajo ndërpritet.
“Pse ma fike”, i thotë Armina Shkëlzenit, i cili i përgjigjet: “S’fika gjë unë”. Por blogerja mendon se ai e fiku thjesht sepse nuk i pëlqen muzika që dëgjon ajo.
“Mendoj që ai nuk duron dot muzikën time”, shkruan Armina teksa publikon videon.