Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arratisja nga burgu/ Pula, një ‘hajdut luksoz’ që grabiste vetëm diamante

09:42 / June 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi p
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 të mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe janë ulur poshtë me çarçafë. Teksa dy të tjerët janë ndaluar nga policia italiane në tentativën për t’u larguar, Pula mbetet ende i lirë.

27-vjeçari mbahej me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje dhe trafik droge ndërsa rezulton të jetë një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se Pula të gjitha veprat penale për të cilat mbahej në burg i ka kryer jashtë Italisë, por në zonën e Venetos, ai kishte kryer disa grabitje.

Sipas tyre, Pula ka kryer një grabitje në Mogliano në nëntor 2021, ndaj italianit Luciano Miotto, ndërsa kërkohej së bashku me një bashkëpunëtor për plaçkitjen e shtëpive në Valbelluna.

image 20

Edison Pula u arrestua në shkurt të këtij viti së bashku me bashkëpunëtorin e tij Imer Masha nga skuadra “Belluno”.

Ata konsideroheshin si profesionistë të një niveli të caktuar kriminal, të cilët për disa muaj grabitën banesa të shumta, duke iu shmangur të gjitha kontrolleve të organizuara nga forcat e policisë dhe duke grumbulluar fitime në shuma të konsiderueshme.

Policia kishte zbuluar strofkën e tyre në një vilë të madhe të pabanuar në fshatin Carbonera dhe Zëvendësprokurorja e Bellunos, Marta Tollardo kishte urdhëruar kontroll, i cili rezultoi në kapjen e Pulës.

Në vendin ku ai u arrestua agjentët kishin gjetur disa mjete që shërbejnë për të hapur dyert, ku përfshihet një disk prerës, detektorë frekuencash dhe madje edhe instrumente për të matur pastërtinë e diamanteve. Të dytë arrestuarit asokohe ishin dërguar në burgun Treviso të Santa Bona, nga i cili Pula u arratis sot.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet! Haklajt ankohen në GJKKO për vendimin: Sali Berisha urdhëroi vrasjen e 4 vëllezërve

15:26 / October 4, 2026

Mazniku: Asnjë bashki nuk do “shkrihet”, kemi vetëm bashkim me reformën territoriale

13:58 / October 4, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.