Një njeri me karrierë të gjatë në jurisprudencë, e që së fundmi mbante detyrën e zv.drejtorit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është ndarë papritur nga jeta. Agim Hysi, 61 vjeç ka mbyllur sytë si pasojë e një ataku kardiak.
Ka qenë vetë SHÇBA që ka bërë të ditur lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale. Hysi mbante këtë post që prej 2017-tës.
Ai ka patur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurispudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.
Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.