Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Arresti kardiak, mjeku: Nëse ndihma nuk jepet në 4-5 minutat e para…

16:06 / September 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zemra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestet kardiake gjatë viteve të fundit janë rritur ndjeshëm, duke prekur të gjitha moshat. Në një intervistë për Report Tv kardiologu i njohur dr. Naltin Shuka shprehet se rastet e vdekjeve si ajo e ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani quhen vdekje të papritura.

“Vdekje të papritura janë të njohura në një patologji që përbën një problematikë të madhe në sistemin shëndetësor. Shkaqet kryesore të vdekjes së papritur që personi humbet jetën një orë nga manifestimi i shenjave të para të sëmundjes janë të shumta, përmendim këtu shkaqet që i themi koronare që kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me enët e gjakut, kjo përbën përqindjen më të madhe, por nuk duhen harruar edhe probleme të tjera që janë të vështira për tu zbuluar dhe menaxhuar, si psh anomalitë që kanë me sistemin elektrik të zemrës që janë anomali të lindura. Duke qenë se janë të lindura në të gjithë botën sistemi shëndetësor i ka vështirë t’i zbulojë në kohë”, tha doktori.

Teksa u pyet sa ndikon ndihma e shpejtë, doktori tha ndihma duhet dhënë Brenda 5 minutave. “Ndihma e shpejtë gjatë arrestit kardiak duhet të jepet 4-5 minuta e para, sepse gjatë këtyre momenteve organi që preket më shpejt është truri. Ndaj është e vështirë të shpëtohen të gjithë njerëzit nga vdekjet e papritura. Rreth 50% e rasteve të infarkteve mund të vdesin pa arritur në spital.

Çdo vend ka specifikat e veta, por bota duke shkuar drejt globalizmit, pothuajse janë të ngjashëm në të gjitha vendet. Ka edhe patolagji të tjera siç janë anomali po të lindura që kanë të bëjnë me faktorin genetik, me trashje të mureve të zemrës, zmadhimit të zemrës ose depozitime të caktuara në murin e zemrës që të çojnë në vdekje të papritur. Pas moshës 45-65 vjeç kemi një incidencë të lartë, të prekemi nga sëmundjet e zemrës”, shtoi ai.

Arrestet kardiake
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

13:33 / September 7, 2026

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Fruthi rikthehet në Kosovë/ 151 raste të konfirmuara, mbi 95% te personave të pavaksinuar

15:21 / September 6, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.