Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimet nga SPAK, Tabaku: Individë me duar në xhepa që fitojnë koncesione multimilionë euro

12:11 / August 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit, për deputeten e PD-së, Jorida Tabaku janë realisht një tjetër dhe për të SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke. “Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë. Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë”,-shkruan Tabaku.

Postimi i plotë

Historia e koncesioneve shqiptare që individë me duar në xhepa, pa asnjë kapital, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë me plusin e vetëm se kanë lidhje me qeveritarë dhe kështu arrijnë të fitojnë koncesione multimilionë euro është e vërteta e korrupsionit!

Inceneratorët, kontratat e koncesioneve të rrugëve të florinjta apo dhe koncesionet e shëndetësisë ku më e “shkëlqyera” ndër to është sterilizimi. Si shembull më i mirë që nga llaçi dhe tullat shkon tek shëndetësia sepse pronari i koncesionit është i lidhur me qeveritarë. Kështu u fituan 100 milion euro nga buxheti shtetit dhe kështu vidhen sistematikisht taksat në rritje të shqiptarëve!

Arrestimet e sotme nga SPAK që lidhen me koncesionin e Sterilizimit janë realisht një tjetër goditje që e përshëndes dhe mbështes pasi krimi dhe korrupsioni duhen ndëshkuar. SPAK duhet të vazhdojë ndëshkimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të korrupsionit të niveleve të larta të çdo epoke.

Detyra tjetër bie mbi politikën që duhet të qeverisë me shembullin e mirë. Kjo mazhorancë nuk ka më shembull të mirë. Sot shqiptarët po e kuptojnë që duhet të kenë frikë nga ligji; se sado pushtet të kesh; sado arrogant të jesh në sjellje; sado të akumulosh pasuri ligji është i barabartë per te gjithë!”

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.