Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi i anëtares së AMA-s, reagon gazetarja e njohur: Do i kërkoni ndjesë, s’mund të veproni si me babain e saj

23:00 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suela Musta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja e njohur Anila Basha ka reaguar për arrestimin e Suela Mustës, duke e konsideruar si padrejtësi.

Sipas Bashës, vetë prejardhja e Mustës, si “një person e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare dhe bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumë vite në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.”

Gazetarja shprehet se Musta nuk mund të trajtohet si kriminele nga persona të cilët, sipas saj, e kanë ujkun para syve dhe bëjnë sikur vrapojnë pas gjurmëve.

Duke bërë një apel pë lirim të gazetares, me fjalët “Liri për Suelën”,- e përmbyll Basha shkrimin e saj, ndërsa thotë që shoqëria shqiptare i detyrohet një ndjesë asaj dhe babait të saj për vuajtjet e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

E rritur nëpër kampe internimi, e edukuar nga një familje fisnike e atdhetare, Suela Musta, bija e Agim Mustës, me gjasë shqiptarit që ka vuajtur më së shumti vjet në burgjet e komunizmit, s’mund të jetë pjesë e krimit të organizuar.

As shkelëse e ligjit a Kushtetutës së Shqipërisë. Ajo s’mund të trajtohet si kriminele. Sepse askush nuk e njeh si të tillë. Përveç atyre që ujkun e kanë para syve, e bëhen sikur vrapojnë pas gjurmëve.

Historia do të përsëritet. Sikur babait të saj, Agim Mustës, edhe Suela Mustës, shoqëria shqiptare do të detyrohet t’i kërkoj ndjesë. Veç Suelës, shpresoj më shpejt se babait të saj.

Prandaj, më së paku çfarë mund të bëhet është t’i mundësohet Suelës të mbrohet në liri nga akuzat që i janë mveshur.

Ajo do të dijë ta mbrojë nderin e vet dhe të familjes së vet.

#LiripërSuelën#

Kursi i Gazetarise 1995-1999

ama anila basha reagon suela musta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.