Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se drejtësia pritet të veprojë për arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Pjesë nga diskutimet:
Duma: Tani pritet të drejtësia të fillojë të bëjë veprimin. Ajo që kemi besim është strategjia që ka nisur me radikalizimin.
Zheji: Ju mendoni se presionin që ka bërë opozita me protestë dhe në rrugë..
Duma: Pa dyshim! Nga njëra anë janë të detyruar të tregojnë që gjërat funksionojnë.
Çështja Tahiri është e njëjta. Edhe sot Tahirin e mban jashtë një kod mafioz që unë nuk kam folur ende. Edhe Tahiri është i sakrifikuar. Kjo është lojë politike për të përdorur emisarët e tu deri në momentin që të japin pushtetin. Në momentin që të vendosin shkopinj nën rrota, vjen një situatë që i përdor ata si koka turku.