Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i Dakos/ Noka: E shtrydhën si limon në fushatë dhe në fund e hodhën

18:26 / June 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur Noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka e quajti ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon një kriminel elektoral, ndërsa vlerëson se SPAK veproi tani ndaj tij me porosi të Kryeministrit Edi Rama.

“Dakon e morën, e keqpërdorën dhe në fund e hodhën. E shtrydhën si limon në fushatë. Gjushi për ne është një kriminel elektoral, i përdorur për të  blerë vota. Kur ju thashë që e morën e keqpërdorën dhe e shtrydhën si limon, Ramës nuk i duhet më Gjushi dhe sigurisht porosia është që SPAK të mbaronte punë, i duhej para zgjedhjeve për të blerë e tjetërsuar vota. Edi Rama ka një parim të tijin, gjen gjithmonë metoda për të larë duart pasi u bën varrin bashkëpunëtorëve të tij. E quan mik si mesazh, për të ruajtur kodin e mafias, të heshtjes sepse Dako di shumë për Ramën. Edhe me Saimir Tahirin komunikonte me kode. Qeveria më të mirë se e Sali Berishës nuk ka pasur Shqipëria deri më sot, më dinjitozen, në atë kohë taksat i ktheheshin qytetarëve në të mira materiale. Drejtësia ka mbyllë shumë sytë, por nuk mund t’i mbyllë përgjithmonë, këtu bën mu, shko te shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, ato koncensionet e famshme, një kioskë merr koncensionet e dializës, janë ulëritëse të gjitha këto”, u shpreh Noka gjatë një interviste në “Klan News”.

Flamur Noka VANGJUSH DAKO
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.