Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi i Dritan Rexhepit dhe lidhja e tij me vrasjen e shqiptarit në Ekuador/ Gazetarja zbulon detaje

19:42 / November 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan rexhepi arjanit rizaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje lidhur me arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi.

Në emisionin “Kjo Javë”, ajo tha se drejtësia ra në gjurmët e Dritan Rexhepit pasi autoritetet italiane kishin kuptuar se ky i fundit kishte hyrë në Turqi.

Lala ndau informacione lidhur edhe me vrasjen e shqiptarit Arjan Rizai ditën e djeshme në Ekuador. Ajo u shpreh se besohet se Rizai ishte lënë si “garanci” për një ngarkesë droge, veprim ky që sipas saj Rexhepi e ka ndjekur shumë.

“Dritan Rexhepi është personazhi më i rëndësishëm i botës së krimit në 2 dekadat e fundit. Nuk është një personazh vetëm vendas, por i ka kaluar kufijtë tanë dhe është kryefjalë e shumë mediave të huaja. Ai është një mendje djallëzore sa i përket rekrutimeve në botën e krimit për shkak të lidhjeve me krimin në Amerikën e Jugut. Policia ra në gjurmët e tij. Rexhepi kohët e fundit kishte krijuar familje, është martuar me një shtetase nga Amerika e Jugut dhe është bërë baba. Autoritetet italiane e kërkonin si kreu i një karteli dhe kanë kuptuar se ai kishte hyrë në Turqi. Nisur nga këto të dhëna është lokalizuar vila luksoze ku qëndronte Rexhepi në Turqi. Në momentin që forcat e policisë kanë ndërhyrë për arrestimin e tij, ai ka tentuar të largohet por nuk ia ka dalë mbanë. Në Ekuador deri në vitin 2021, Dritan Rexhepi i cili u arrestua në vitin 2014 atje, kontaktoi dhe siguroi një raport që kishte sjellje të mirë në burg dhe iu dha mundësia të kalonte në gjysmë liri. Deri në vitin 2022 pati kontakte dhe u largua më pas pa lënë gjurmë. U provua që përmes identiteve të rreme mund të kishte hyrë edhe në Shqipëri. Ka pasur edhe aksione të cilat nuk janë bërë të ditura. Lista e krimeve të tij është shumë e gjatë. Së fundmi prokuroria e Vlorës po heton për një atentat të ndodhur 6 muaj më parë ku është vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, dhe mendohet se është urdhëruar nga ana e grupit të tij. Në Amerikën Latine ka shumë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve ose lihen si garanci ose janë pjesë e grupeve kriminale. Në rastin konkret, Arjan Rizai mendohet se ka qenë një garanci për një ngarkesë droge. Sa i përket ekstradimit të tij nga Turqia, është një ӏçështje shumë komplekse duke qenë se ai kërkohet jo vetëm nga Shqipëria”, u shpreh ajo.

Dritan Rexhepi Ekuador
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.