Arrestimi i Fredi Belerit ka shqetësuar Greqinë. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos pritet që të vijë sot në Shqipëri, ku do të takohet me Belerin dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash.
Mediat greke Newsbomb.gr shkruan se vizita e Theoharis Lalakos, vjen në kuadër të udhëzimeve nga Minisitri i Punëve të Jashtme në Greqi Nikos Dendias.
Sekretari i Përgjithshëm do të informohet për gjendjen e tyre shëndetësore dhe kushtet e ndalimit të tyre, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen veprimet e radhës për trajtimin e çështjes.
