Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i Jorgo Goros, gazetaret ‘përplasen’ në studio: Kryebashkiaku në detyrë, ‘gur shahu’ 

22:48 / March 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
goro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” me Grida Dumën, fokusi i diskutimit është vënë te arrestimi i kryetarit në detyrë i bashkisë së Himarës Jorogo Goro, me urdhër të SPAK.

Gazetarja Anila Basha u shpreh se Goro është një ‘gur shahu i përdorur në këtë çështje.

“Goro është guri i shahut i përdorur. Mendoj se, ndoshta Prokuroria dhe SPAK do kenë prova, por kur ka një korrupsion të tillë duhet ta kuptojnë të gjithë që prona është njëlloj, si në Himarë dhe në Kukës, dhe askush nuk mund t’i marrë pronën një pronari. Pra kush është falsifikuesi në dorën e parë dhe të dytë, për të arritur te Goro. Korrupsioni duhet parë nëse vjen nga këta aktorë, apo është një gjë që e mori Goro dhe u tha ‘duam kaq përqind dhe po u jap pronën’. Mendoj se është një çështje që vjen më së shumti që vjen nga çështja e njerëzve që kanë pronësinë e tokës”, tha ajo.

Ndërkohë nga ana tjetër gazetarja e BIRN Blerina Gjoka, thotë se mendon se kjo është një lëvizje në të cilën futet politika.

“Unë mendoj se futet politika në këtë çështje dhe nuk është një çështje e rëndomtë. Në dhënien e statusit të investitorit strategjik ka disa data. Në ndryshimin e planit vendor e bën në 2020 që ka përparësi për zhvillim për turizëm. 6 muaj më vonë jepet leje ndërtimi, e më pas i jepet statusi investitor strategjik Artan Gaçi”, tha ajo ndër të tjera.

arrestimi Jorgo Goro spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

Projektligji i ri: Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë vetëm me autorizim të Gjykatës Kushtetuese

17:10 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.