Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi i Liamit, Curri: E identifikoi një prokuror që është ndjekës i Big Brother! Ishte i maskuar…

08:28 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 03 05 082205
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liam Mandiaro u arrestua në ambientet e ”Big Brother Albania Vip 3”, ku ishte bërë banori më i ri i kësaj shtëpie. Ai akuzohet se në vitin 2019 nëpërmjet mashtrimit, ai ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani.

Arjan Curri ka rrëfyer edhe personin i cili e ka identifikuar Liamin menjëherë pasi u fut në BBV. Sipas Currit bëhet fjalë për një prokuror i cili është një ndjekës i rregullt i BBV dhe është pikërisht prokurori i kësaj çështje. Curri e krahason Liamin me Sami Minin, “i cili me syzet e tij është përpjekur të ndryshojë pamjen”.

Arjan Curri: Një person që ka kryer një vepër penale nuk ka rëndësi shtetësia, gjeneralitetet, lindja apo vdekja. Në momentin që ai identifikohet në fytyrë, pra Sami Ameni me syzet e trasha Alias Liami që ndryshon dhe pamjen direkt nisi operacioni “Gracka”. Ne kemi informacion dhe se kush e ka identifikuar në fytyrë. E ka identifikuar në punë një punonjësi i sistemit të reformuar të drejtësisë që është shikues i rregullt i BBV. Pasi e ka parë disa ditë BBV dhe Liamin si Sami Amenin, kishte vendosur syze të trasha.

Ky person që është një person i lartë në sistemin e drejtësisë, ishte një nga prokurorët e çështjes. Dhe tani duke parë BBV thotë, “mos ndoshta është Liami ky?” Se nuk i ngjasonte fytyra dhe mbasi e ka parë disa herë, është konsultuar me prokurorë të tjerë të cilët janë ndjekës të rregullt të BBV, sepse ata kanë një grup që flasin me njëri-tjetrin që përveçse flasin për gjërat e punës, flasin dhe për gjërat e përditshme. Aty është folur dhe për Liamin i cili si Sami Ameni i dikurshëm, pra dyshohet se është maskuar për të mos e njohur njeri. Është njohur menjëherë në fytyrë dhe ky prokuror ka themeluar të ashtuquajturën operacion “Gracka” që më pas e ka ekzekutuar policia.

Është quajtur “Gracka” sepse në mendjen e këtij prokurori dhe të zbatuesve të ligjit është parë emisioni i BBV si një grackë e mundshme ku Sami Ameni i dikurshëm Alias Liami ka rënë brenda dhe është bërë i mundur ekzekutimi. Nga entuziazmi i madh që e ka njohur, në mënyrë demostrative siç bën shpesh policia, kanë bërë këtë ekzekutim të këtij vendimi, që mund të ishte bërë në mënyrë shumë diskrete. Sistemi elektronik mundet të lërë terorristë të futen në Shqipëri dhe policia të mos dijë asnjë gjë.

big brother liam osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.