Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi i policit të Antiterrorit, pjesë e grupit me 24 persona, SPAK: 12 mln euro drogë në Itali

17:13 / November 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1764258765xscreenshot 24 160
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i gjerë antidrogë, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane, zvicerane dhe SPAK-ut, ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që trafikonin lëndë narkotike nga Amerika e Jugut drejt Europës. Mes personave të arrestuar rezulton edhe një oficer i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, I.Haxhiaj, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, “shtetasi I.H, në cilësinë e Oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore, u ka zbuluar personave të dyshuar të dhëna të akteve procedurale që përbënin ‘sekret hetimor’.” Hetimet treguan se oficeri kërkonte përfitime monetare të parregullta në këmbim të informacioneve të ndaluara, duke i favorizuar personat nën hetim. Gjykata e Posaçme ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e ekzekutoi vendimin më 27 nëntor 2025.

SPAK konfirmon se procedimet penale janë hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Antimafia në Brescia dhe autoritetet e Zvicrës. Sipas SPAK, “hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal, i cili ka pasur qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike” nga Amerika e Jugut në Europë, përmes rrugëve detare, dhe më pas drejt Italisë me mjete të tonazhit të rëndë.

Në territorin italian, grupi kishte ngritur 6 baza logjistike operative, ku droga ruhej, ndahej dhe shpërndahej. Paratë e përfituara nga shitja lëviznin drejt drejtuesve të grupit përmes të ashtuquajturve “money mules”, mes tyre edhe shoferë autobusi të linjës Itali-Shqipëri. Autoritetet italiane kanë sekuestruar më shumë se 1.300 kg kokainë, ndërsa gjatë fazave të tjera të operacionit janë kapur edhe 130 kg drogë (kokainë dhe heroinë) që do të kapte rreth 12 milionë euro në treg. Gjithashtu janë sekuestruar 550 mijë euro cash, 10 automjete dhe një pistoletë gjysmëautomatike. Në total, ndaj 24 personave është vendosur caktimi i masave të sigurimit, “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi” nga autoritetet italiane. Gjashtë prej tyre ndodheshin në Shqipëri tre janë të arrestuar.

Itali Polici spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.