Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i reperit Noizy dhe shpallja në kërkim e Stresit, kërcënohet zyrtari i Prokurorisë së Pejës

18:51 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nnnn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi mësohet se është kërcënuar pas prononcimeve për rastin e sherrit në një diskotekë në Pejë, ku u përfshi reperi Noizy dhe Stresi.

”Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë”,-thuhet në njoftimin e plotë.

Kurse sot Gjykata e Tiranës vendosi masën “arrest në burg” për reperin Noizy dhe Dj Crax, teksa aktualisht ndodhen në paraburgim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në pritje për t’u ekstraduar. Noizy dhe Dj Crax kanë rënë në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

Reperi përmes një postimi në Instagram e konsideroi të padrejtë urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij nga Policia e Kosovës. Ndërsa përsa i përket sherrit të ndodhur në klub, Noizy mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj Medit, madje sipas tij, ai nuk e ka prekur fare me dorë. Reperi shpjegon se kur hyrë në mbrapaskenë, ku ndodhej Medi së bashku me tre shokët e tij, pa se ata po rriheshin nga disa djem të tjerë, ku disa prej tyre nuk i njihte. Menjëherë pas kësaj situate të krijuar, Noizy është larguar menjëherë nga sigurimi.

noizy Shkodran Nikçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.