RENEA, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit, ka kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Mes të arrestuarve është Rexhep Arapi i njohur si Kep Arapi me rekorde kriminale. Pjesë e këtij grupi kriminal dyshohet se është edhe ish shefi i krimeve të komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni, i arrestuar më parë nga SPAK.
Gjoni është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Ai ka nxjerrë në pritë një person për llogari të Kep Arapit. Sipas të dhënave, ish-punonjësi i policisë, Dedan Gjoni, e ka thirrur në komisariat dhe më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur të mbijetonte.
Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Burime zyrtare të policisë së shtetit bëjnë me dije se ndaj Dedan Gjonit është ngritur një akuzë të re dhe se Prokuroria ka kërkuar masë të re sigurie për të. Aksioni është duke vazhduar dhe pritet të jepen detaje zyrtare nga policia.
