Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arrestimi në Gjermani i autorit të atentatit të 2 ditëve më parë në Shkodër, reagon Balla

18:17 / February 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e Sulejman Kapllanit, 68 vjeçarit që dyshohet plagosi me armë zjarri Selami Brahimin në Shkodër 2 ditë më parë. 

Duke qenë se arrestimi i autorit u bë në Gjermani ku kishte arritur të arratisej, Balla tha se do të nisin procedurat për ekstradimin e tij duke theksuar se po përgatiten marrëveshje ekstradimi edhe për shumë të kërkuar shqiptarë që strehohen në vende në të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, një ndër to Emiratet e Bashkuara ku u arrestua së fundmi ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçe.. 

“Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana Interpol Wiesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për zbardhjen dhe ndalimin e personit të dyshuar për një ngjarje kriminale të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.
 
Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, për operacionet e njëpasnjëshme,  për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale.  Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar”- shkruan Balla në reagimin e tij. 

arrestimi gjermani Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.