Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohen 3 skifterët e automjeteve luksoze, klononin çelësat e tyre

10:28 / May 21, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Arrestim 6 770x426 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, që dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të automjeteve.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Cloned key” u arrestuan shtetasit; E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Cloned key”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe vjedhjes së automjeteve. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2. Vidhnin automjete duke përdorur çelësa të klonuar, vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre. Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjes së automjeteve, me anë të çelësave të klonuar. Sekuestrohen një automjet i dyshuar i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Cloned key”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

– E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

– L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit Y. K., 54 vjeç dhe K. S., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, me anë të çelësave të klonuar, kanë vjedhur automjete, në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat i kanë shitur më pas në zonën e Fushë Krujës dhe Mamurrasit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt në pronësi të shtetasit L. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur targa të dyshuara të vjedhura, një shkop gome, një radio policie dhe çelësa makinash. Gjithashtu, gjatë kontrollit në një automjet të parkuar në këtë subjekt, u gjetën një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi E. S. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi, duke dalë jashtë banesës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i vjedhur, targa të vjedhura, një armë zjarri kallashnikov, shkop gome, radio policie, një aparat celular dhe një automjet që autorët dyshohet se e përdornin gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Vijon puna për kapjen e 2 bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026

‘Territorialja’ sot në Kuvend, PD paralajmëron protesta brenda e jashtë sallës

08:43 / October 8, 2026

SHBA shton akuza të reja ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij për torturën e amerikanëve në burgjet venezueliane

08:35 / October 8, 2026

Sulm masiv rus në Ukrainë, të paktën 20 civilë të vrarë

08:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.