Janë vënë në pranga dy policë të Malit të Zi, të cilët dyshohet se janë autorë të dhunës së ushtruar ndaj ish-këshilltarit të Ilir Metës, ngjarje e ndodhur më 15 janar në pikën e përbashkët kufitare Sukobin – Muriçan.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si një punonjës policie i Sektorit të Policisë Kufitare dhunon zyrtarin e Partisë së Lirisë.
Milo ishte me bashkëshorten dhe djalin kur ra pre e veprimeve arbitrare nga ana e punonjësit të doganës malazeze, i cili i nxori me forcë nga makina.