Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Policinë e Tiranës ka arrestuar dy farmacistë, në kuadër të operacionit “Covid Time”. Në pranga kanë rënë J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’.
