Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se brenda një autobuzi me targa shqiptare, është kapur një sasi lëndë narkotike kokainë dhe heroinë.
Gjithashtu autoritetet bënë me dije se brenda autobuzit ndodheshin dy shqiptarë.
“Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.
Gjatë kontrollit të mjetit në pikën kufitare, u vu re se ishin kryer modifikime, për ta përshtatur autobuzin për kontrabandë droge.
