Gjykata Speciale zhvilloi një aksion të befasishëm mëngjesin e kësaj të enjteje duke arrestuar tre persona: ish-Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.
Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i arrestimeve, por Faton Klinaku, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar duke i cilësuar ato si gjah të Gjykatës speciale ndaj luftwtarëve të lirisë.
Bashkim Smakaj e ka udhëhequr agjencinë e inteligjencës nga viti 2009 deri në 2015, kur dha dorëheqjen pak pasi mishte marrë mandatin e tij të dytë.
Ndërkohë, Isni Kilaj u prangos për herë të parë në nëntor të vitit 2023 nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë , por u lirua me kusht në maj të këtij vitit pasi pagoi një shumë prej 30.000 eurosh.
Ndërkohë, gjykata ka dënuar me 22 vite Ish-drejtuesin e UÇK-së, Salih Mustafa, ndërsa Pjetër Shala ka marrë 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.
Aktualisht po vijon edh gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzim.