Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj, të cilëve iu gjet në automjet një qese e dyshuar me fara kanabisi.
Pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia bëri të mundur ndalimin e këtyre dhe gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 260 fara kanabisi.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Durrës
Vijon puna për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një rast i tregtimit të farave narkotike, me qëllim kultivimin e tyre.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë në informacioneve të siguruara në rrugë operative për një rast të tregtimit të farave narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit: S. D., 21 vjeç dhe G. R., 21 vjeç, të dy banues në Durrës.
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë sepse gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata po udhëtonin, në Shkozet, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 260 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.