Gjatë një operacioni të policisë maqedonase, 26 femra janë arrestuar nga policia. Operacioni u zhvilluar gjatë natës së shkuar në në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, janë kapur 26 gra të cilat kanë punuar si valltare.
Vetëm dy prej tyre kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë janë të huaja, 7 nga Shqipëria, pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
“Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirr në stacionin policor në Tetovë”, thuhet në raportin policor.
Po ashtu në një objekt në fshatin Zherovjan është arrestuar S.A (25) nga Presheva për shkak banimit jo të rregullt dhe në një objekt në Sedllarcë të Epërme është arrestua
