Vihet në pranga autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut, Horgito Peqini 18 vjeç.
Në një informacion paraprak për mediat, policia e Elbasanit thotë se u shoqërua edhe një shtetas K.S, 33 vjeç që ishte bashkë me autorin e vrasjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Horgito Peqinin është nipi i Eduart Peqinit, i njohur ndryshe si “Mandela” i Elbasanit, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të krimeve që ka kryer në vitin 1997-të.