Policia e Korçës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bazë të inteligjencës informative se 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, po tentonte të hynte në territorin shqiptar, kanë kapur në Kapshticë dhe kanë ndaluar shtetasin S.L, 21-vjeç, banues në Maliq.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Nga tërësia e veprimeve rezulton se shtetasi S.L, në bashkëpunim me shtetas të tjerë (të arrestuar e proceduar gjatë episodeve të operacionit “Perimetri” gjatë vitit 2022) në 4 raste gjatë vitit 2022, ka tentuar për të ndihmuar, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme, dhjetëra shtetas të huaj nga vendet e treta që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilët janë bllokuar nga shërbimet e Policisë, gjatë operacioneve policore.