Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion se në afërsi të disa shkollave në Laprakë, një shtetas shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, në rrugën “Gjergj Legisi”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 23-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Laprakës.
