Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet 45 vjeçari në Kakavijë, çantat plot me euro dhe dollarë

11:26 / June 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1717317934 kakavije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KAKAVIJË- Një 45-vjeçar është ndaluar ditën e sotme në Kakavijë me para të padeklaruara. Mësohet se 45-vjeçarit i janë gjetur në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane. Paratë e gjetura janë sekuestruar, ndërkohë që 45-vjeçari është proceduar penalisht për mosdeklarim të ardhurash. 

Njoftimi i Policisë:

Sekuestrohen 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane. Procedohet penalisht 45-vjeçari që posedonte paratë dhe nuk i deklaroi ato, në dalje të RSh-së. Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi E. K., të cilit iu gjetën në çantë, 47 150 euro, 800 dollarë amerikan, 90 paund, 50 dollarë kanadez dhe 210 franga zvicerane, të padeklaruara konform ligjit në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestim kakavije
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.