Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet 46-vjeçari në Durrës/ I premtoi punë si kamariere, por e shfrytëzoi për prostitucion

13:00 / July 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0011 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një tjetër rast i rëndë trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion është goditur nga Policia e Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjuetari”.

Pas hetimeve, u arrestua një 46-vjeçar, Klodjan Domi, i cili kishte futur ilegalisht në Shqipëri një vajzë 20-vjeçare nga Rusia, të cilën më pas e kishte dhunuar dhe shfrytëzuar për prostitucion për afro dy vite.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, dylbi dhe aparate celularë, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi:

Futi në mënyrë ilegale në Shqipëri një shtetase ruse dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion, identifikohet dhe vihet në pranga 46-vjeçari.

46-vjeçari e mashtroi 20-vjeçaren se do ta punësonte si kameriere dhe më pas, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve, e shfrytëzoi për prostitucion për afro dy vite.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke e markës “KralArms”, dy palë dylbi dhe tre aparate celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për goditjen e rasteve të shfrytëzimit për prostitucion, bazuar në informacionet e marra dhe të ndjekura me metoda speciale të hetimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion, të koduar “Gjuetari”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodjan Domi, 46 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Trafikimi i personave të rritur”, “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Nga veprimet hetimore të kryera u bë i mundur dokumentimi i shfrytëzimit të prostitucionit të 20-vjeçares nga Rusia, pasi rezultoi se 46-vjeçari e ka dhunuar fizikisht dhe e ka shfrytëzuar në fushën e prostitucionit në hotele të ndryshme, me persona të ndryshëm, kundrejt vlerave monetare që varionin nga 250 deri në 300 euro për person. Këto vlera monetare i përfitonte shtetasi K. D.

Po nga hetimet rezulton se kjo shtetase është trafikuar nga shtetasi K. D., në tetor 2023, kur është futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica.

Në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë rast për prostitucion.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

46 vjecari arrestohet Durres kamariere shfrytezoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.