Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet avokati i njohur grek, kërkoi 2 mln euro për llogari të Klodian Lekoçajt

23:12 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokati grek
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i personave VIP në Greqi ka përfunduar në pranga për shkak se duke shfrytëzuar lidhjet me elementë shqiptarë të botës së krimit është përpjekur t’u zhvasë miliona euro kolegëve të tij.

Avokati i njohur grek, Aleksandros Likurezos është arrestuar në Athinë, i akuzuar për implikim në çështjen “Mafia e burgut”. Sipas burimeve mediatike, akuzat kundër avokatit janë: krijim organizate kriminale dhe shantazhim. Arrestimi ka ardhur pasi më herët kolegë të tij, avokatë të tjerë, kishin deponuar se pak para vrasjes së avokatit Mihalis Zafeiropoulos në tetor 2017, Likurezos kishte folur me të në telefon. Siç kanë deponuar në gjyqin për çështjen Zafeiropoulos të paktën dy avokatë-dëshmitarë, Likurezos i kishte kërkuar kolegut që pak më vonë do të vritej një shumë të madhe parash për llogari të “bosit” të “Mafies së burgut”, siç është quajtur nga mediat shqiptari Klodian Lekoçaj. Avokatët kanë thënë se shuma e kërkuar ishte 2 milionë euro. Lekoçaj mendohet të ketë qenë porositësi i intimidimit të Zafeiropoulos, vrasja e të cilit ishte pasojë e një aksidenti, siç ka pretenduar ekzekutori Mikel Brahimaj. Porosia ishte dhënë bashkë me Arbër Bakon, i cili u vra po me porosi të Lekocajt në 14 janar të këtij viti, në burgun e Koridalosit. Një person me influencë të madhe në jetën publike greke, 85 vjeçari Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht nga VIP-at e vendit.

arrestohet avokati llogari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.