Një avokat ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikimit të kokainës.
Media italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë avokati Francesco Bizzarri, 51-vjeç.
Urdhrin për arrestimin e tij e dha prokurori publik, Benedetto Roberti.
Avokati ishte në qendër të një hetimi të koordinuar nga prokuroria, që zgjati më shumë se dy vjet.
Në kryeqytet avokati Bizzarri merrte në dhomat e hoteleve mysafirë të ndryshëm, me të cilët konsumonte sasi të mëdha të kokainës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza të bollshme të lëndës narkotike, që 51-vjeçari i kishte siguruar nga disa tunizianë.
Policia bën me dije se vlera e drogës është shumë e lartë, aq sa përjashtohet mundësia se përdorej vetëm nga avokati.
Akuzat që rëndojnë mbi avokatin Bizzarri janë “posedimi i lëndës narkotike”, “vjedhje dhe krime ndaj personit”
Masa paraprake e marrë ndaj avokatit është qëndrimi në Milano dhe nuk mund të largohet nga shtëpia, nga ora 21.30 – 06.30.